FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesfushori i Evertonit transferohet në Turqi, e prezantojnë me … bakllava

Dita e djeshme ishte e veçantë për ish-futbollistin e Evertonit, Kevin Mirallas. Ai festoi 33-vjetorin e lindjes në një klub të ri në Superligën turke Gaziantep.

Deri këtu nuk ka shumë gjëra për t’u habitur, por klubi i ri e prezantoi në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Mirallas mbante një bakllava në dorë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen”, një ëmbëlsirë tradicionale shumë e preferuar në Turqi, por edhe në vendin tonë.

Të shpresojmë që mos e teprojë shumë, pasi kilogramët e tepërt nuk do të ishin mirë për ruajtjen e formës sportive. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?