FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesfushori i kombëtares dëmtohet një ditë pasi mori ftesën nga Panucci

Christian Panucci dje publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin që do të luhen në 17 dhe 20 nëntor. Kësaj liste duket se nuk i bashkohet dot Ylber Ramadani , i cili është dëmtuar dhe nuk është i gatshëm për këto ndeshje.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim të hënën në ndeshjen kundër Horsens, që Vejle BK e fitoi 3-1. Ai qëndroi në fushë deri në fund, edhe pse pati dhimbje. Futbollisti 22-vjeçar ka pësuar një frakturë në dorë dhe mbetet jashtë kombëtares për këto dy ndeshje të muajit nëntor. Kujtojmë që Ylber Ramadani është bashkuar tek danezët këtë verë nga skuadra e Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?