FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesi klauzolë largimi nga Barcelona në rast se Katalonja fiton pavarësinë

Lionel Mesi vështirë se do të largohet nga Barcelona pas kontratës së re që firmosi në muajin nëntor. Gjithsesi gazeta “El Mundo” ka zbuluar sot se në kontratë është edhe një klauzolë largimi në rast se Katalonja fiton Pavarësinë. Në këtë mënyrë parashikohet një largim pa asnjë lloj kushti dhe mbi të gjitha pa paguar shifrën e 700 milionë eurove që është edhe klauzola e lirimit të tij nga kontrata.

“Pleshti” ka parashikuar në marrëveshjen e re se në rast se skuadra e tij luan në nivele të ulëta, siç është një kampionat vetëm me ekipet e Katalonjës, ai mund të largohet lehtësisht, pa pasur ndonjë pengesë. Situata politike në Spanjë ka pasur ndikim edhe në sport, teksa Mesi do të vazhdojë që të luajë me Barcelonën vetëm në rast se katalanasit do të jenë pjesë e elitës së futbollit spanjoll.

Rregullorja e lejon një marrëveshje të tillë, teksa tifozët e Barcelonës tashmë duhet të kryqëzojnë gishtat që autonomia e Katalonjës të mos bëhet të paktën deri në kohën kur “Pleshti” do të jetë aktiv në fushat e blerta. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?