Messi dhuron spektakël në SHBA, shënon dy gola dhe kualifikon Inter Miami (VIDEO)
Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më spektakolare të mundshme aventurën në SHBA. Kampioni i Botës vazhdon të dhurojë spektakël nga ndeshja në ndeshje dhe sot në orët e para të mëngjesit ka arritur të shënojë një tjetër dygolësh.
Përballja Dallas-Inter Miami e vlefshme për Kupën e Ligës, përfundoi në kohën e rregullt me shifrat 4-4. Golin e parë dhe të fundit për skuadrën e David Beckham, i shënoi “pleshti” dhe dërgoi këtë sfidë në ruletën e penalltive.
Skuadra e Inter Miami u tregua më e saktë se Dallas në këtë episod dhe arriti të kualifikohet për në raundin tjetër.

KOHA JONË SONDAZH

