Messi do të jetë futbollist i lirë pas 48 orësh, mungon firma me Barcelonën!
Në më pak se 48 orë Leo Messi nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës, por ai do të jetë pa kontratë dhe praktikisht në merkato. Një situatë shumë delikate, me Pleshtin që do të donte të qëndronte ekipin katalans, por ende nuk ka gjetur marrëveshjen përfundimtare për rinovimin dhe vendosjen e firmës në kontratë.
Të dhënat flasin për një marrëveshje të përafërt për një periudhë dy-vjeçare deri në 2023, por ka ende distancë financiare për të gjetur akordin. Përveç kësaj, numri 10 aktualisht është i angazhuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës dhe prandaj kohët mund të zgjaten më tej. Fakti mbetet që pas disa orësh, Messi zyrtarisht nuk do të jetë më i Barcelonës.
Barcelona nuk dëshiron të humbasë lojtarin më të fortë në botë, teksa “Pleshti” ka zgjedhur të qëndrojë në Spanjë, edhe për mungesë të alternativave të vlefshme. Tifozët katalanas do të donin që firma të vinte sa më shpejt për të qenë më të qetë.
KOHA JONË SONDAZH

