FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi duhet të paguajë 370 milionë euro taksa pas zbulimit të kontratës faraonike

Publikimi i detajeve të kontratës së Lionel Messit është një nga lajmet më të diskutuara në Spanjë. Kontrata 4-vjeçare e nënshkruar nga argjentinasi në vitin 2017 kishte një vlerë prej 555 milionë euro, një akord që skadon gjatë kësaj vere.

Sipas El Periodico de Catalunya, kjo do të thotë që Messi duhet të paguajë një total prej 370 milionë euro në autoritetet tatimore Spanjolle gjatë periudhës katër-vjeçare.

Në të përfshihet taksa normale e të ardhurave që shkon në 275 milionë euro, plus disa taksa të tjera. Messi paguan 70 milionë euro në vit vetëm taksa. Kjo e bën argjentinasin një nga kontribuuesit më të mëdhenj në arkat e Spanjës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?