Messi e Piqué, rebelim kundër Barcelonës në Instagram – Nga Alfredo Relaño

Brezi i sotëm i lojtarëve nuk e njeh më autoritetin e klubit që i paguan dhe sot kemi një tjetër demonstrim të kësaj dukurie. Neymar vizitoi Barcelonën për një festë familjare dhe ftoi disa nga ish-shokët e skuadrës. Në vetvete është gjë fare normale.

Por, kjo ndodhi ditën kur Barça njoftoi se kishte ndërmend ta padiste lojtarin (për mbi 30 milion euro) dhe një gjë e tillë nuk e pengoi Messin, Luis Suárez e Piqué ta kalonin kohën me të e më pas të postonin foto të gëzueshme në Instagram.

Nuk i ndaloi; i nxiti. Përballë një deklarate për hapjen e padisë, kjo shfaqje publike e afeksionit kundrejt Neymarit thjesht e tall bordin e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e vështirë ta gjesh saktë se si arritën deri këtu. Diçka duhet të jetë bërë gabim, ose shumë gabim, nga ata që janë në krye kur merren me lojtarët që këta të fundit të përgjigjen në këtë mënyrë. Por, a e ka merituar këtë shpullë surratit? Kjo tallje publike e Bartomeut nga lojtarët më simbolikë më duket shumë mizore. Vras mendjen se çfarë mund të fitojnë nga kjo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ca kohë më parë, ish-presidenti i Barçës, Josep Lluís Núñez, pësoi të famshmin “Rebelimi i Hesperias”, më 1988, kur një grup lojtarësh të mbledhur në hotelin me të njëjtin emër kërkuan më tepër pará. Núñezit nuk iu desh shumë kohë t’i hiqte qafe nga klubi pothuajse të gjithë rebelët, por ajo ishte tjetër kohë.

Tani krerët e rebelimit janë Messi e Piqué…

Dhe në Madrid, ku punët po shkojnë mirë tani, lajmet për problemet e Barcelonës priten ngrohtësisht. Shpërthimi që patën pasi Apeli nuk uli pezullimin e Cristiano Ronaldos avulloi pas daljes së fotove.

Ditët e bukura në Madrid lulëzojnë kur te Barcelona ka turbullira, ashtu siç ka ndodhur e kundërta gjatë kohës së Guardiolës, kur Florentino mori Mourinhon.

Tani Madrid pret ndeshjen për Trofeun Bernabeu (ishte ide e bukur ftesa për Fiorentinën, duke risjellë kujtimet e finales së 60 vjetëve më parë), ndërsa në Barcelonë çdo ditë duket se është më e keqe se e djeshmja.

Marrë nga Diario AS-Përgatiti: SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?