Messi e qëlloi me shuplakë, Villalibre: Është ndjerë i pafuqishëm, u nervozua pasi…

Njëri ndër protagonistët kryesorë në finalen e Super kupës së Spanjës, Asier Villalibre, ka folur për incidentin me Lionel Messi.

Asier Villalibre u bë temë e diskutimeve pas një goditje qe morri nga Lionel Messi në minutën e 120′, kur skuadra e tij po fitonte me rezultat 3-2 ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës.

Villalibre u godit nga Messi, gjë që bëri gjyqtarin e ndeshjes ta përjashtojë nga loja. Ai pas ndeshjes u ndal të flasë për incidentin që pati me 33 vjeçarin ku e cilësoi se ndoshta ishte ndjerë i pafuqishëm dhe e kishte bërë atë gjest.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendosa trupin përpara topit që ta mbroja atë, ai është nervozuar dhe më ka goditur me shuplakë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është ndjerë i pafuqishëm ndoshta, kuptoj që ndonjëherë bëhesh nervoz me situata të ndryshme dhe e humbë kokën”, shtoi ai.

“Ishte një finale, me shumë ndalesa dhe goditje dënimi, ishte një sjellje e dhunshme prej tij por nuk ka ndodhur asgjë, nuk dua të krijoj polemika me këtë gjë”, përfundoi Asier Villalibre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?