Messi gati të pranojë ofertën e City-it, por vendos dy kushte
Lionel Messi, pavarësisht se vendosi të qëndronte në Barcelonë deri në fund të këtij sezoni, vazhdon të ketë objektiv transferimin te Manchester City.
Mediet angleze, së fundmi kanë raportuar se 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ka dy kërkesa themelore për t’iu bashkuar “qytetarët”, rinovimin e kontratës së trajnerit Pep Guardiola dhe qëndrimin në Manchester të shokut tij të vjetër në përfaqësuesen e Argjentinës, Sergio Aguero.
Messi e fitoi dy herë Championsin me Guardiolën trajner të Barcelonës, por spanjolli ende nuk e ka shijuar suksesin europian me si me Bayernin, ashtu dhe me City-in. Marrëdhënia e Messit me Barcelonën ka qenë e paqartë gjatë viteve të fundit, ndaj Manchester City është ende favorit për të nënshkruar me “Pleshtin” verën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

