FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi i dhuron birra portierëve që u ka shënuar, Buffon: Shpresoj të jenë shishet e fundit!

Me rastin e 644 golave të shënuar me Barcelonën, një markë e famshme birrash u ka dërguar nga një shishe birrë dhuratë të gjithë portierëve për çdo gol që kanë pësuar nga Lionel Messi.

Gianluigi Buffon ka marrë dy shishe, të cilat në etiketë kanë të stampuara numrat 514 dhe 515, që korrespondojnë me golat e Messit që i shënoi Juventusit në fazën e grupeve të Champions League, në vitin 2017.

“Këto janë dhuratat e mia nga Messi, që përfaqësojnë golat e tij numër 514 dhe 515 në karrierë me Barcelonën. I mbaj mend shumë mirë ato gola, pasi humbëm 3-0. E vetmja dëshirë që kam është që këto të jenë shishet e fundit të birrës që marr. Ok, Lionel? Dy janë mëse mjaftueshëm”, shkroi në Instagram portieri legjendar i Juventusit, i cili pozoi me dy shishet në duar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?