“Messi me 90 % do të qëndrojë te Barcelona”, deklarata bombë e agjentit të njohur

Josep Maria Minguella që ndihmoi Messin që të transferohej te Barcelona ka folur në lidhje me të ardhmen e argjentinasit në Spanjë. Ai është kundër rrymës dhe mendon se lojtari më i mirë i botës do të qëndrojë me 90% mundësi te Barcelona.

“Pala e Messit është hedhur në një pishinë me ujë. Dikush u ka sugjeruar se nëse sezoni përfundon vonë mund të ndryshojnë dhe datat e kontratave. E kuptoj që kontratat janë totalisht në efekt dhe nuk ka ndryshime datash.

Ka kontakte mes dy palëve. Momentalisht, pala legale e Messit nuk e sheh situatën qartë. Mendoj se janë 90% shanse që Messi të vazhdojë te Barcelona”, tha agjenti i njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?