FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Messi mund të largohet nga Barcelona”

Agustí Benedito, ish kandidati për president të Barcelonës, mendon se Lionel Messi mund të largohet nga Camp Nou

Pas Neymarit, i cili u transferua te PSG për 222 milionë euro, nga Barcelona mund të largohet edhe Lionel Messi, i cili ka kontratat me klubin deri në fund të këtij sezoni.

Kështu mendon ish kandidati për president të Barcelonës, Agustí Benedito, përcjell Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Barcelona e ka lënë rinovimin e kontratës së Messit, lojtarit më të rëndësishëm, për fund, dhe kjo kontratë edhe nuk është nënshkruar. Ky është një shqetësim”, ka deklaruar Benedito për Radio Marca.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rasti i Messit mund të jetë më i keq se ai i Neymar sepse nga 1 janari Messi është lojtarë i lirë. Messi ka kërkuar gjithmonë një ekip konkurrues dhe situata është një shqetësim”, ka theksuar ai.

Kurse, gjatë javës së kaluar është përfolur se Manchester City është i gatshëm ta paguajë klauzolën e Messit, e cila është 300 milionë euro. /Express/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?