Messi në super formë në Amerikë, shënon dy gola të tjerë (VIDEO)
Lionel Messi po kalon një formë fantastike në Amerikë. Sulmuesi argjentinas ka shënuar dy gola të tjerë për Inter Miami në suksesin 3-1 ndaj Orlando City.
Pleshti hapi llogaritë e takimit në minutën e shtatë kur mori një pasim perfekt brenda zonës dhe pasi e kishte të thjeshtë për të realizuar.
Goli i dytë i Messit dhe i treti për Inter Miamin erdhi në minutën e 72-të. Ishte në fakt një gol i ngjashëm me të parin teksa “pleshti” sërish u gjend i lirë në mesin e zonës kundërshtare duke shënuar këtë herë me të djathtën.
Për Messin ishte goli i pestë në vetëm tre ndeshje zyrtare me Inter Miamin duke ndihmuar ekipin drejt sukseseve.

KOHA JONË SONDAZH

