Messi shënon tjetër “perlë” në Amerikë, Inter Miami shkon në finalen e Kupës së Ligës (VIDEO)

Inter Miami's Argentine forward #10 Lionel Messi and Charlotte's French defender #29 Adilson Malanda (R) vie for the ball during the Concacaf Leagues Cup quarterfinal football match between Inter Miami and Charlotte at DRV PNK Stadium in Fort Lauderdale, Florida, on August 11, 2023. (Photo by CHANDAN KHANNA / AFP)

Inter Miami është kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës, ndërkohë që Leo Messi vijon të shkëlqjë në skuadrën e Tata Martinos në gjysmëfinalen e fituar 4-1 ndaj Philadelphia Union.

“Pleshti” realizoi golin e dytë për Interin në minutën e 20-të me një goditje të bukur dhe të saktë nga larg, që u ndal në cepin e portës kundërshtare.

Ky ishte goli i nëntë në gjashtë ndeshjet e luajtura me Interin për kampionin e botës, i cili po kalon një moment magjik në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

6 ndeshje, 5 herë më i miri, 9 gola, një asist dhe një hap larg trofeut të parë amerikan për legjendën argjentinase. Në finalen e madhe që është programuar për datën 20 gusht (03:00), Messi dhe shokët e tij do të sfidojnë skuadrën e Nashville.

Swiss Digital Mobile Reklama
HIGHLIGHTS: Philadelphia Union vs. Inter Miami CF | August 15, 2023

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?