Messi sonte kundër Cadiz synon të arrijë rekordin e Pele

Pasi pushoi sërish në Champions League, Lionel Messi sonte në mbrëmje do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Cadiz, që është e vlefshme për La Ligan.

Ata janë një nga 8 kundërshtarët të cilëve Messi ende nuk ka mundur që t’u shënojë me fanellën e Barcelonës. Nëse Pleshti do e arrijë synimin për të gjetur dy herë rrugën e rrjetës, atëherë ai do të barazojë rekordin e Pele me 643 gola të shënuar vetëm me fanellën e Santos.

Kujtojmë që Messi ka luajtur gjithë karrierën e tij si profesionist te Barcelona, ndaj dhe ky rekord është lehtësisht i arritshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?