Meta kujton legjendën e futbollit Fatmir Frashëri: Nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton

Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa kujton legjendën e futbollit holandez dhe botëror Johan Cruijff, citon dhe një shprehje të tij duke dhënë dhe një mesazh të koduar ku thekson se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta bën dhe një krahasim të legjendës së futbollit botëror me legjendën e futbollit shqiptar Fatmir Frashëri.

Komenti i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Njeriu i cili ndryshoi futbollin botëror, legjenda e Ajax, Johan Cruijff deklaronte se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton. Për të mbështetur këtë filozofi të re, ai publikoi 14 rregullat bazë që i shkojnë aq shumë edhe legjendës kuqezi?? dhe bardhë e blu⚪?, i cili u ndesh si i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe. Sidomos rregulli i 14: “Bring beauty to the sport” i shkonte aq shumë Fatmir Frashërit.

Ndaj sot në këto momente dhimbje e nostalgjie, familjes Frashëri, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve dua t’u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për veprën e tij, dhe ne do ta kujtojmë përherë me dashuri me këto foto nga ndeshjet me Ajax-in, ku u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të barabartë edhe me më të mëdhenjtë.??

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?