Mike Tyson rikthehet me barazim në ring, në duelin ndaj Roy Jones Jr (VIDEO)
Ndeshja e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr përfundoi në barazim. 54-vjeçari kishte disa muaj që thonte se do të kërkonte me patjetër ta hidhte “knockout” kundërshtarin, por në ring, si Tyson, ashtu edhe kundërshtari i tij 51-vjeçar, i dinin shumë mirë limitet e veta.
Tyson dhe Jones luftuan 8 raunde, me nga dy minuta secila, me një boks të nivelit të lartë herë pas here, dhe e mbyllën ndeshjen të qeshur e të lumtur.
“Luftuam për çështje humanitare, ishte më mirë sesa të luftoje për titull. Mund të bëjmë diçka të mirë për botën dhe duhet ta përsërisim një ndeshje të tillë”, tha Tyson, i cili 10 milionë dollarët e fituara nga kjo përballje do t’i japë për bamirësi.
KOHA JONË SONDAZH

