FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan, Inter dhe Juve në garë për të marrë falas yllin e Bayernit

Leon Goretzka mund të jetë një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës. Mesfushori gjerman, i cili sapo ka mbushur 31 vjeç, ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të rinovojë kontratën me Bayern Munich dhe do të largohet me parametra zero.

Pas 8 viteve të suksesshme në Bavari, Goretzka ka shprehur dëshirën për një përvojë të re jashtë Gjermanisë, duke kërkuar një kampionat kompetitiv dhe të nivelit të lartë.

Kjo situatë ka vënë në lëvizje gjigantët e Serisë A. Milani dhe Interi janë gati për një derbi edhe në merkato për shërbimet e tij, ndërsa Napoli dhe Juventus mbeten në vëzhgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhezinjtë, në rast kualifikimi në Champions League, e shohin gjermanin si elementin ideal për të rritur cilësinë dhe eksperiencën në mesfushë. Megjithatë, gara mbetet e fortë, pasi disa klube të Premier League janë gati të ofrojnë kontrata marramendëse për ta bindur 31-vjeçarin të transferohet në ishull.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?