Milan, Montella: Jemi të etur për fitore

Pas fitores në Vienë për turin e Europa League, kthimi në Milanello e i sheh kuqezinjtë në vigjilje të sfidës me Udinezen në kampionat, aty ku Milani duhet të japë një përgjigje e të reagojë pas humbjes me Lazion. Në konferencën për shtyp trajneri Montella i uroi kthim të shpejtë Antonio Contes së dëmtuar e më pas foli pikërisht për këtë sfidë.

“Andrea iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që shkoi mjaft mirë dhe ne këmi bindjen se do të rikthehet shumë shpejt në grup me entuziasmin që e karaktërizon. Do të endoj mes alternativave që kam zevendësuesin e tij. Sa i takon sfidës me Udinezen, duhet të fokusohemi vetëm tek objektivi ynë që është fitorja.

Tekniku kërkon grintë dhe frymë skuadre për këtë përballje:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se nuk i duhet dhënë shumë rëndësi skemave. Në Viene përshembulllbritëm në fushë të plagur ende nga ajo humbje ne kampionat , por kjo na bëri të etur për fitore dhe u shfaqëm shumë më të shpejtë. Shija e hidhur që në ka lënë ndeshja me Lazion besoj se do të na ndikojë pozitivisht duke na motivuar më shumë. e vërteta do të shihet muajin e ardhshëm sepse na duhet vazhdimësi në fitore për ta ngritur këtë Milan. Kërkoj fitoren jo vetëm më anë të taktikës por edhe me urinë e ekipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket “Calhanoglu e Silva” 43 vjecari Montellamendon se këtyre lojtarëve iu duhet dhën ende kohë. .

Për të rinjtë që vijnë nga kampionate të tjera në role kaq komplekse duhet kohë që të përshtaten. Andrè ka potencial dhe i uroj që nesër të jetë ndër lojtarët më të mirë të europës, edhe pse për ta arritur këtë duhet të  tregohet pak më cinik në fushë.  Hakan ka dëshirën, predispozitën dhe agresivitetin dhe shumë talent duhet vetëm të jetë edhe më i shpejtë në refeklese.

Më pas tekniku italian fioli edhe për pjesën tjetër të formacionit ku shpjegoi se zgjedhjet do të jenë të mirëmenduara, por theksoi sekuqezinjtë janë të unifiuar, mendimi i tyre është vetëm për fitoren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?