FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milan vuan me Cagliarin, por mban ritmin e rivalëve

Në “San Siro” u luajt dje sfida e javës së dytë e Serisë A, ku Milani kishte kundërshtar Cagliarin.

Kuqezinjtë edhe pse me mjaft vështirësi arrijnë të marrin pikët e plota. 2-1 fitojnë të besuarit e Montellës, të cilët ngjiten në kuotën e 6 pikëve, aq sa kanë Juventusi, Interi, Napoli dhe Sampdoria.

Nuk ka zgjatur shumë dhe kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh. Cutrone në minutën e 10-të ka zhbllokuar shifrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë Cagliari shtang kuqezinjtë, duke barazuar në minutën e 56-të me Joao Pedro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Milan rikthehet përsëri në avantazh. Në të 70’ nga një goditje dënimi Suso ekzekuton mjjeshtërisht, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Ky ishte goli që i dha tri pikët Milanit, i cili fiton ndeshjen e dytë radhazi në kampionat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?