Milani dhe Tottenham fitojnë dhe kualifikohen si të parët në grup (VIDEO)
Milani e ka mbyllur me një fitore fazën e grupeve në Europa League duke zënë vendin e parë. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj Spartës së Pragës në transfertë. Golin e vetëm e shënoi talenti Hauge në minutën e 23-të.Ekipi i Piolit përfitoi nga humbja e Lillë për të marrë kryesimin e grupit H.
Tottenham gjithashtu nuk hasi probleme ndaj Antëerp duke fituar pastër 2-0. Carlos Vinicius dhe Lo Celso ishin dy autorët e golave për skuadrën e Mourinhos, që e mbylli gjithashtu në vendin e parë.
Më herët, Napoli dhe Real Sociedadi luftuan fort deri në fund dhe barazuan 1-1 në stadiumin “Diego Maradona”, rezultat që pati pak vlerë për faktin që Alkmaari u mposht 2-1 nga Rijeka, çka do të thotë se si napolitanët ashtu edhe baskët u kualifikuan në raundin e 1/16-ave. Për skuadrën e Gattusos shënoi në minutën e 35-të Zielinski, ndërsa në kohën shtesë barazoi Willian Jose.
32 ekipet e kualifikuara
\
KOHA JONË SONDAZH

