Milani emergjencë totale në mbrojtje, Romagnoli një muaj jashtë fushave
Infermieria e Milanit është gjithmonë e më e mbushur. I fundit që është dëmtuar ishte Alessio Romagnoli në stërvitjen me ekipin kombëtar. Nga ekzaminimet mjekësore është konstatuar një dëmtim i dyfishtë në pulpën e këmbës së majtë që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për 4 javë.
Romagnoli do t’i bashkohet të dëmtuarve të tjerë si: Caldara dhe Biglia (4 muaj), Musacchio (të paktën dy muaj), Bonaventura (rrezikon 5 muaj), Strinic dhe Conti ndërkohë kanë një dëmtim edhe më të gjatë. Gattuso është në emergjencë totale në mbrojtje, pasi kanë mbetur Simic dhe Zapata. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

