Milani fiton me “poker” miqësoren me Novarën, shënojnë dhe blerjet e reja (VIDEO)
Milani fitoi miqësoren e fundit përpara nisjes së sezonit të ri në Serie A. Skuadra e Stefano Piolit u përball me Novarën, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit italian.
4-2 fituan kuqezinjtë këtë takim, që u zhbllokua nga Samuel Chukqueze. Nigeriani mori një top nga Noah Okafor në minutën e nëntë, dribloi portierin dhe gjeti golin e parë me ekipin e ri.
Më pas ishte radha e zviceranit për të festuar golin e parë për Milanin. Okafor dërgoi rezultatin në 2-0. Corti rihapi takimin pas gjysmë ore lojës.
Në pjesën e dytë të takimit, “pokeri” i Milanit u kompletua nga golat e Davide Calabrias dhe Lorenzo Colombos, ndërkohë që Luca Prinelli shënoi të dytin për Novarën.

KOHA JONË SONDAZH

