Milani fiton me vuajtje ndaj Sampdorias, “blindon” vendin e parë (VIDEO)

Milani nuk di të ndalet në SeriaA, teksa ka arritur që të marrë fitoren e radhës 2-1 ndaj Sampdorias. Kuqezinjtë do të zhbllokonin ndeshjen vetëm në fundin e pjesës së parë, teksa arbitri akordoi penallti për një prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë Kessie nuk gabon.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë administruan më së miri rezultatin, madje do të shënonin sërish me Castillejon, i cili e çoi topin në rrjetë që në prekjen e parë.

Sampdoria provoi të reagonte duke rihapur ndeshjen 7 minuta nga fundi me Albin Ekdal, por pa mundur që të shënonte sërish. Suedezi në minutat shtesë për pak se nuk gjeti dhe golin e barazimit. Milani me këtë fitore mbetet në krye me 26 pikë, 5 më shumë se Interi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?