Milani fiton në “frymën e fundit” ndaj Genoas, Romagnoli nga fajtor në hero (VIDEO)
Alessio Romagnoli i jep tre pikët e radhës Milanit në Seria A. Kuqezinjtë kanë arritur që të marrin një sukses 2-1 në ndeshjen e prapambetur, falë një goli të shënuar nga mbrojtësi në minutën e dytë shtesë.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 4-t me një super gol të Susos. Skuadra e Gattusos humbi shumë terren, teksa në fillimin e pjesës së dytë Genoa barazoi rezultatin falë një autogoli të Romagnolit, i cili ishte i pafat në minutën e 56-të.
Gjithsesi në minutën e dytë shtesë, mbrojtësit ju rikthye fati, pasi shënoi falë një gabimi të portierit Radu, i cili grushtoi keq topin në një dalje, duke i dhënë mundësinë që të shënonte. Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e katërt me 18 pikë, po aq sa Lazio, që gjendet një pozicion më poshtë për shkak të golaverazhit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

