FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Milani harxhoi 200 milion euro dhe nuk bëri asnjë goditje në portë’

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, është tallur me skuadrën e Milanit, të cilët gjatë kësaj vere kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë euro në transferime.

Në fundjavën e kaluar Sampdoria mposhti Milanin me rezultatin 2-0, me golat e Duvan Zapata dhe Ricky Alvarez. Për 90 minuta skuadra e Milanit nuk bëri as edhe një goditje në portën e Sampdorias.

Milan ka shpenzuar 200 milionë euro në merkato, por ata nuk bënë asnjë goditje në portën tonë”, tha fillimisht Ferrero për “Radio Radio”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kisha parashikuar një fitore 2-1, por ata nuk e bënë asnjë goditje në portë. Milani është skuadër e madhe”, deklaroi presidenti i Sampdorias.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?