Milani hidhet në sulm për Piatek, ja strategjia e Leonardos

Milani është në kërkim të një bomberi për sezonin e ardhshëm, pasi nuk përballon dot blerjen e Gonzalo Higuain, i cili mund të përfundojë tek Chelsea. Kuqezinjtë së fundmi kanë shfaqur interes për Krzysztof Piatek, sulmuesi i Genoas që ndiqet nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Vlera e kartonit të tij është shumë e lart, pasi Preziosi kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë. Kthimi i Higuain të Juventusi do i hapte rrugë Leonardos të futej direkt në negocim me presidentin Preziosi, edhe pse duhen bere llogaritë me UEFA-n, që i qëndron klubit kuqezi mbi kokë për shkak të Fair Play Financiar.

Gjithsesi është një operacion shumë i komplikuar, duke parë rivalitetin me klube të tjera brenda dhe jashtë Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?