FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani i ri luan në Europa League, e pabesueshme çfarë po ndodh në Vienë

Në orën 19:00 Austria Vienna do të presë skuadrën e Milanit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Milani i ri tashmë çdo ditë dhe më shumë po rikthen interesin e madh të tifozëve kuqezinj për ta ndjekur skuadrën e zemrës në shkallët e stadiumit, shkruan “tuttomercatoweb”.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ernst Happel” , ndërsa mediat austriake kanë raportuar se rreth 40 mijë tifozë kuqezi ndodhen Prater për të mbështetur skuadrën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një interes i jashtëzakonshëm i tifozëve të Milanit që kohët e fundit kishin boshatisur stadiumet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë sërish mediat austriake ato që paralajmërojnë autoritetet të marrin masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Shumica e tifozëve të Milanit do ta shohin ndeshjen në ambientet sportive të qytetit pasi 40 mijë tifozët nuk mund të futen në stadiumin “Ernst Happel” që ka një kapacitet total prej 50 vendesh

Kujtojmë që sot në mbrëmje starton kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian në rang klubesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?