Milani kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë falë ruletës së penalltive (VIDEO)
Milani siguron një vend për në çerekfinalen e Kupës së Italisë, teksa vuajti shumë ndaj Torinos. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në kohën e rregullt, teksa rezultati nuk do të ndryshonte as në kohën shtesë.
Kuqezinjtë edhe pse me Ibrahimovic dhe disa nga lojtarët e formacionit nuk ia dolën që të mposhtnin Milinkovic-Savic. Ndeshja prodhoi pak raste të pakta për shënim, kryesisht nga Milani.
Nga ruleta e penalltive do të fitonte 5-4 skuadra e Piolit, falë një gabimi të Rincon dhe një pritje të Tatarusanu që e kuptoi krahun. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

