Milani kërkon “Messi-n” e Kosovës, pëlqehet nga Leonardo dhe Maldini
Milani pritet të jetë shumë aktive gjatë merkato së verës për të ndërtuar një skuadër fituese. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, madje, këto muaj është punuar në fshehtësi totale për një futbollist që luan në Belgjikë me skuadrën e Genkut dhe që të gjithë shqiptarët njohin. Bëhet fjalë për yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi i krahut, vetëm 20-vjeç, ka dhënë përgjigje pozitive në sinjalizimet e bëra.
Personat që janë pajtuar për të parë nga pranë lojtarin, kanë shkruar në raportet e tyre se futbollisti kosovar, i konsideruar edhe si “Messi i Kosovës”, pëlqehet shumë nga Leonardo dhe Maldini.
Genku e mori nga skuadra e St Trudenit për një shifër të vogël parash, ndërsa tani ka vendosur që do ta shesë vetëm për 4-5 mln euro. Një shifër e konsiderueshme për një 20 vjeçar, por që megjithatë te Milani shihet si investim mjaft i mirë për të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

