FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani kërkon përforcime në merkato, ja dy objektivat për në janar!

Milani është i detyruar të përshpejtojë tratativat, për të mbyllur sa më parë emergjencat në mesfushë për shkak të mungesave të lojtarëve për shkak të Covid-19. Kuqezinjtë vazhdojnë bisedimet me Toulouse për kartonin e Kone.

Francezët kërkojnë më shumë se 10 milionë euro, ndërsa Maldini e Massara kanë ofruar 5-6 milionë euro për kartonin e lojtarit. Gjithsesi shuma e ofruar nga drejtuesit kuqezi mund të rritet me përfshirjen e bonuseve. Ndërkohë vetë lojtari ka arritur një marrëveshje me klubin italian.

Gjithashtu Milani ka bërë hapa përpara edhe në tratativën me Strasbourgun për Mohamed Simakan, për të cilin ofrojnë deri në 15 milionë euro. Nga klubi nga Milanello priten të largohen Duarte dhe Musacchio.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?