FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani kualifikohet falë maratonës me 24 penallti në Europa League ndaj Rio Ave (VIDEO)

Milan arrin të sigurojë me shumë fat dhe vuajtje një vend për në grupet e Eurpa League, pas një suksesi dramtik në Portugali ndaj Rio Ave. Ndeshja e luajtur në Vila do Conde është zhbllokuar në minutën e 51-të nga belgu Saelemaekers, por kundërpërgjigja e portugezëve nuk ka vonuar. Rio Ave ka barazuar në fillim me Geraldes dhe ka përmbysur më pas me Gelson në fillimin e kohës së parë shtesë.

Kur dukej se vendasit do të merrnin një fitore të madhe ndodhi çmenduria e Borevkovic, i cili ka shkaktuar një penallti në minutën e fundit të kohës shtesë dhe është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Nga pika e bardhë ka shkuar Calhanoglu që ka barazuar 2-2 dhe i ka dhënë një tjetër shans të tijve për të arritur kualifikimin nëpërmjet penalltive. Milani do të tregohej më i saktë nga maratona e penalltive ku fitoi 11-10, teksa Donnarumma i dhuroi kualifikimin ekipit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?