Milani mendon për huazimin e Brojës, por Chelsea bën rezistencë

Milani po mendon për një zëvendësues për Oliver Giroud në sezonin e ri.. Në listën e ngushtë të kuqezinjve, Broja është profili në “pole position”. Aq shumë interesohen për shqiptarin, sa tashmë Milani ka trokitur te Chelsean, duke marrë një përgjigje negative, për momentin.

Pochettino pret ta lërë të largohet tani për tani, ndërsa kërkon të ndjekë evolucionin e merkatos së ardhshme. Për të njëjtën arsye, Chelsea nuk u hap për shitjen e Brojës te Ëest Ham, një tjetër klub i interesuar për shqiptarin.

Broja, 21 gola në 91 ndeshje profesionale midis Chelsea, Vitesse dhe Southampton (huazim i dyfishtë midis viteve 2020 dhe 2022), sapo është rikthyer në veprim në stërvitje, por s’ka luajtur asnjë ndeshje me Blutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është arsyeja pse Milani mund të përfaqësojë një zgjidhje të shkëlqyer për të. Huazimi me të drejtën e blerjes do të ishte formula ideale që mund t’i bënte të gjithë të lumtur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?