Milani merr këtë përgjigje nga Real Madridi për Kovacic

Drejtori i Përgjithshëm i Realit të Madridit, Angel Sanchez, ka deklaruar se klubi spanjoll nuk ka ndërmend të shesë mesfushorin kroat, Mateo Kovacic.

Ai u shpreh se Zidane beson shumë te djaloshi dhe klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një mesfushor që mund të luajë pa problem si titullar në formacion.

“Jemi të lumtur që Kovacic u rikthye, sepse siç e tregoi në vitin e fundit, është mjaft i rëndësishëm për skuadrën. E vërteta është që kemi pasur interesim për të nga disa skuadra, përfshi edhe milanezet Inter dhe Milan, por nuk kemi ndërmend ta shesim as në janar dhe asnjëherë. Ai është një mesfushor me mjaft klas, te i cili besojmë shumë dhe Zidane e përdor shpesh si titullar, ndaj nuk kemi ndërmend të heqim dorë prej tij”, tha Sanchez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?