FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani merr lajme të mira nga infermieria, Higuain gati për Juven

Lajme të mira për Milanin. Gonzalo Higuain është rikthyer të stërvitet me grupin ditën e sotme dhe me shumë mundësi do të jetë i gatshëm në duelin ndaj ish-skuadrës, Juventusit. Sulmuesi argjentinas doli në pjesën e parë nga fusha në duelin ndaj Udnezes pas problemeve që kishte në shpinë, ndërkohë që nuk luajti në ndeshjen e Europa League ndaj Betisit.

Higuain, mbërriti te Milani në merkaton e kësaj vere në formë huazimi nga Juventusi, teksa me bardhezinjtë ka shënuar 55 gola në 105 ndeshje. Gattuso mund të rikuperojë të tjerë futbollistë për duelin me kampionët e Italisë. Calabria, Kessi, Cutrone dhe Calhanoglu janë në dyshim.

Të sigurt që do të mungojnë janë Bonaventura, Caldara dhe Biglia. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?