FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani mundet pas 304 ditësh, por nokauti nuk i dobëson të rinjtë e “Djallit”

Gjërat e mira një ditë marrin fund. Milani bie në “San Siro” kundër Juventusit dhe i thotë lamtumirë ecurisë së gjatë të pathyeshmërisë në kampionat, që zgjati 27 ndeshje. Pavarësisht humbje ishte një provë e rëndësishme kundër kampionëve të Italisë, që përforcoi edhe më shumë besimin e trajnerit Pioli te talentet e rinj.

Shtatë mungesa (Rebic e Krunic prej Covidit, Tonali i skualifikuar, Gabbia, Bennacer, Saelemaekers dhe Ibrahimovic të dëmtuar) ishte vërtet shumë për të përballuar Juventusin, por sërish kuqezinjtë luajtën si të barabartë. Ata vuajtën shpërthimet e Chiesa-s, si dhe zhgënjimin e Theo Hernandez në prapavijë. Pavarësisht mungesave dhe vështirësive, të rinjtë e Milanit qëndruan gjatë në ndeshje, duke u konfirmuar si një ekip me identitet, por në anën tjetër Juventusi me më shumë lojtarë dhe kualitet (Kulusevski dhe McKennie në 20 minutat e fundit janë një luks) dhe në pjesën e dytë e merituan fitoren.

Milani në këtë mënyrë bie për herë të parë, duke pësuar humbje pas 304 ditësh, por mbetet sërish në krye të renditjes së Seria A, duke përfituar edhe nga humbja e Interit. Kuqezinjtë kanë kurajo, entuziazëm, një lojë të kolauduar dhe shumë personalitet. Ai që nuk mungoi ishte Davide Calabria, ui cili përveç golit zhvilloi edhe një ndeshje fantastike, duke u aktivizuar në një rol të ri dhe duke qenë një nga udhëheqësit e ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është normale që të ketë keqardhje, sepse ndeshjen e luajtëm edhe pse nuk morëm një rezultat pozitiv. Ishte disa situata ku mund të bënim më mirë”, deklaroi Pioli. Kuqezinjtë nuk kanë kohë për të humbur, pasi do të kthehen sërish në fushë të shtunën, kundër Torinos. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?