Milani në alarm, Theo dhe Calhanoglu nuk stërviten me skuadrën
Vijon emergjenca në skuadrën e Piolit. Trajneri i kuqezinjtë i është gëzuar rikthimit të Ibrahimovic, i cili pritet ta nisë nga minuta e parë sfidën ndaj Cagliarit, por mund të humbasë Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu.
Francezi dhe turku nuk janë stërvitur sot me grupin, duke vendosur në dyshim aktivizimin e tyre në “Sardegna Arena”. Një goditje e rëndë për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë pa Leao (i skualifikuar), Rebic dhe Krunic (të prekur me Covid), Saelemaekers (ende jo gati), si dhe Bennacer dhe Gabbia, që janë të dëmtuar.
Pioli mund të zgjedhë që të luajë më Brahim Diaz si trekuartist, ndërkohë që në krahun e majtë mund të aktivizohet Diogo Dalot. Calabria rikthehet në rolin e tij në krahun e djathtë, ndërkohë që që në mesfushë mund të aktivizohet edhe blerja e re, Meite. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

