Milani nuk ndalet në merkato, hidhet në sulm për Nasri
Milani është në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, për të kompletuar edhe më shumë ekipin. Kështu pak ditë më parë me skuadrën u bashkua sulmuesi veteran kroat, Mario Mandzukiç, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin Italian, por edhe në arenën ndërkombëtare, ndaj pritet të jetë një vlerë e shtuar në rrugën drejt titullit kampion.
Së fundi Maldini ka nisur kontaktet me francezin Samir Nasri, i cili është aktualisht pa skuadër, pasi ka prishur kontratën me Anderlechtin. Fantazisti 33-vjeçar ka një eksperiencë të madhe me klube si Arsenal, Manchester City, Sevilla, etj., ndërsa te Milani e shohin si lojtarin ideal për të zëvendësuar turkun Hakan Calhanoglu.
KOHA JONË SONDAZH

