FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani shkarkon trajnerin Vincenzo Montella, ja kush e zëvendëson

Vincenzo Montella është shkarkuar nga Milani pas fillimit të dobët të sezonit.

Si zëvendësues i Montella-s do të jetë një nga ish-legjendat e Milanit, Gennaro Gattuso, i cili deri tani ka stërvitur të rinjtë.

Klubi i Milanit është i zhgënjyer nga renditja në vendin e 7 në tabelën e Serie A, 18 pikë prapa Napolit kryesues, pavarësisht shpenzimeve të mëdha të bëra nga pronarët e rinj kinezë këtë verë, ku përmendim këtu Leonardo Bonucci-n dhe Andre Silva-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e fundit e Montella-s me Milanin përfundoi në barazim me Torinon. Në një deklaratë të lëshuar në Tëitter, klubi kuqezi shkruan: “Rrugëtimi i Montella-s mbaron këtu. Menaxhimin e ekipit të parë do ta marrë Gennaro Gattuso, që do të lërë postin e tij si trajner i ekipit të të rinjve të cilit i urojmë fat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for gennaro gattuso

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?