FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani trondit Atleticon me Messias, City mund PSG dhe blindon kreun (VIDEO)

Milani mban gjallë shpresat për kualifikim në 90 minutat e fundit, duke marrë një fitore spektakolare 1-0 në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madrid. Golin e vetëm e shënoi Messias në minutën e 87-të, me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi të zgjuar nga Kessie.

Manchester City konfirmohet si lider në grupin e saj duke marrë një fitore të madhe 2-1 me përmbysje ndaj PSG. Skuadra pariziene do të kalonte e para në avantazh me Mbappe, por Sterling dhe Gabriel Jesus do të përmbysnin gjithçka në harkun e pak minutave. Ndeshje për t’u harruar për Messin që nu la gjurmë, ndërkohë që PSG siguroi kualifikimin pas fitores 5-0 të Leipzig ndaj Club Brugge.

Real Madridi bëri detyrën në Moldavi, duke shkatërruar në shifrat 3-0 skuadrën e Sheriff Tiraspol. David Alaba zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, ndërkohë që Toni Kroos dyfishoi rezultatin në shtesë. Në fillimin e fraksionit të dytë Benzema do të vuloste fitoren që e ngjit sërish Realin në krye me 12 pikë, dy më shumë se Interi, që u kualifikua për në fazën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dortmundi pësoi një humbje shokuese 1-3 në transfertën ndaj Sportingut, duke u eliminuar nga Championsi. Dy golat e Pedro Gocalves dhe një nga Porro vulosën suksesin e ekipit portugez. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?