FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milanistët në provë force, luajnë 108 ndeshje në gjashtë javë

Në këto gjashtë javë që kanë kaluar që nga çelja e sezonit t ri futbollistik, kuqezinjtë e Milanit kanë luajtur 108 ndeshje, të ndara mes impenjimeve në kampionat, Europa League dhe kombëtaret. Askush në Itali nuk ka luajtur kaq shumë minuta dhe askush nuk ka kaq shumë lojtarë që përfaqësojnë vendin e tyre.

Milan ka siguruar një vend në fazën me grupe të Europa League falë sfidës së dyfishtë në fazën “play off”, duke zbritur për herë të parë në fushë më 27 korrik, më pas ka filluar kampionatin me transfertën më të largët të Serie A, në Crotone, dhe, në fund, i ka dhënë 16 lojtarë kombëtareve të ndryshme, 13 në Europë, 3 në Amerikën e Jugut dhe Kessie në Afrikë.

Kuqezinjtë, kur jemi vetëm në fillimin e shtatorit, kanë luajtur dyfishin e ndeshjeve të pjesës më të madhe të kolegëve të Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Conti, Rodriguez, Zapata dhe Calhanoglu kanë luajtur nga gjashtë ndeshje. Dy më shumë për Kessie dhe Silva (por me më pak minuta), 5 për Donarumma, Bonucci, Locatelli, Borini dhe Suso.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i ndeshjeve do të rritet ndjeshëm në ditët në vazhdim. Pas kombëtareve, Milan do të luajë shtatë ndeshje në tri javë, një çdo tri ditë mes kampionatit dhe Europa League.

Turi i forcës do të fillojë nga Roma, do të vazhdojë në Vjenë, do të ketë një ndalesë të dyfishtë në “San Siro”, do të shkojë në Genoa kundër Sampdorias para një tjetër ndalese të dyfishtë në Milano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?