FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milinkoviç: Edhe ne deshëm të luanim si Tirana, na mundi me qarkullim topi

Trajneri Kukësit, Mlladen Milinkoviç, mendon se skuadra e tij ka humbur Superkupën në lojën në mesfushë. Për “SuperSport” ai deklaroi se bardheblutë e kishin mundur falë një qarkullimi të shpejtë të topit, siç kishte pasur synim të luante skuadra e tij.

Për humbjen në këtë ndeshje

“E kemi përgatitur ndeshjen si duhet, por nuk ishim në nivelin e duhur në këtë ndeshje dhe prandaj nuk fituam”.

Për situatën e Kukësit pas kësaj humbjeje
“Për ne gjerat bëhen më të vështira, pasi ekipi duhet motivuar për humbjen. Por ekipet e mëdha gjejnë gjëra për të siguruar vazhdimësinë”.

Për lëshimin e lojës në mesfushë

“Kishim shumë probleme me qarkullimin e topit, aty fitoi Tirana. Lojtarët e Tiranës luajtën shumë shpejt, kontroll dhe një pasim. Luajtën me krahë dhe që aty filluan të na krijonin probleme. Fatkeqësisht, ishte mënyrë loje që e kishim zgjedhur por nuk e realizuam”.

Për paraqitjen e Gurit
“Guri luajti në krahë, pastaj kaluam qendërsulmues, ku luan. Unë besoj te ky lojtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?