Milinkovic-Savic del pozitiv me Covid-19, Immobile ende s’është shëruar

Nuk ka lajme të mira për Lazion nga Serbia. Sergej Milinkovic-Savic ka rezultuar pozitiv me Koronavirus pas tamponëve të fundit të kryer në kombëtare. Lajmin e ka zyrtarizuar federata serbe, duke konfirmuar se futbollisti është izoluar. Gjatë javës u konfirmua si pozitiv edhe Kolarov.

Ndërkohë as Immobile ende nuk ka mundur që të fitojë betejën me koronaivusin, teksa në testimin e fundit ka rezultuar sërish pozitiv ndaj gjenit “N”. Edhe pse ka kaluar periudhën e izolimit, ai do të duhet të mos rikthehet ende në stërvitje derisa të sqarohet situata e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?