FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miq apo armiq në fushë? Messi flet troç: Ronaldon e kam…

Fusha i ka ndarë dy futbollistët më të mirë të planetit. Menjëherë pasi fitoi “Këpucën e Artë” dhe pak ditë para dhënies së Topit të Artë për vitin 2017, Lionel Messi ka folur për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon.

Ai ka treguar se nuk ka aspak miqësi mes tyre dhe se takohen vetëm me raste ceremonish, ndërsa ka treguar se dyshonte nëse do të mund të ishin miq të mirë. “Nuk është se kemi marrëdhënie, sepse ne flasim vetëm kur takohemi në raste ceremonish. Gjithsesi, nuk e di a do të mund të ishim shokë bashkë”, u shpreh Messi për Ronaldon.

Ata kanë ndarë në dysh opinionin sportive, në lidhje me diskutimin se cili prej tyre është më i mirë. Si Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga 4 herë “Këpucën e Artë”, ndërsa Messi ka fituar 5 “Topa të Artë”, kundrejt 4 të Ronaldos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portugezi mund të marrë të pestin, pasi përflitet si favori për t’u shpallur më i miri i këtij sezoni dhe të barazojë yllin e Barçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?