Miqësorja me Norvegjinë, ja programi i plotë stërvitor dhe mediatik i kuqezinjve

Nga sot ka nisur grumbullimi i kombëtares kuqezi për ndeshjen miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. FSHF-ja ka publikuar të plotë programin stërvitor dhe mediatik të kuqezinjve gjatë kësaj periudhe, që është si më poshtë:

E hënë, 19 mars
• Konferencë për shtyp e trajnerit Panucci në selinë e FSHF-së.
• Grumbullimi nis në orën 19.00 në “Tropikal. Stërvitje nuk ka.

E martë, 20 mars
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.
• Ora 15.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(E gjithë stërvitja e lirë për mediat për ta ndjekur e xhiruar)

Swiss Digital Desktop Reklama

E mërkurë, 21 mars
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.
• Ora 10.00 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)
• Ora 16.00– Seancë stërvitore në “Tropikal”
(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

Swiss Digital Mobile Reklama

E enjte, 22 mars
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.
• Eventi në Shoqatën e Fëmijëve Autikë me lojtarët e ekipit kombëtar
(stërvitje para dite nuk do të ketë – Ora 10.45)
• Ora 15.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(E gjithë stërvitja e lirë për mediat për ta ndjekur e xhiruar)

E premte, 23 mars
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.
• Ora 10.00 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)
• Ora 16.00 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E shtunë, 24 mars
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ora 13.15.
• Ora 15.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E dielë, 25 mars
• Konferenca e trajnerit Panucci me kapitenin: “Tropikal”, ora 13.15.
• Ora 10.30 – Seancë stërvitore në “Tropikal”
(Akses për mediat vetëm 15 minutat e para)

E hënë, 26 mars
• Ndeshja SHQIPËRI-NORVEGJI (Konferenca për shtyp pas ndeshjes)
Intervistat me lojtarët te Zona MIX (pas ndeshjes)

E martë, 27 mars
• Konferenca përmbyllëse e trajnerit, ora 11.00 në selinë e FSHF-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?