FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modriç dhe Kros, dy misionet e pamundura të Realit ndaj PSG-së

Një ditë më shumë dhe një stërvitje më pak. Toni Kros dhe Luka Modriç janë në luftë me kohën për të luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG.

Dyshja e mesfushës prej disa ditësh janë drejt rikuperimit, por siç shkruan “Marca”, Zidane duhet të eksperimentojë në përballjen ndaj parisienëve. Mungesa e tyre u vë re edhe në stërvitje, që lë të kuptohet se kroati dhe gjermani nuk do të mund të ndihmojnë skuadrën në përballjen e vështirë të mërkurës.

Në ndeshjen e parë Reali fitoi në shifrat 3-1 në “Santiago Bernabeu”, falë dopietës së Ronaldo-s dhe golit të Marselos. Madrilenët shkojnë në Paris për të mbrojtur rezultatin që të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?