Modric i prish ëndrrën Interit: Jam i lumtur në Madrid, nuk largohem

Në momentin më të mirë të tij të sezonit, Luka Modric i jep një sinjal të qartë Interit, se nuk ka ndërmend që të largohet nga Madridit. Ylli kroat nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit, duke i shuar përfundimisht të gjitha zërat që e shihnin atë të transferohej në Milano.

“Unë jam këtu, kam edhe një vit e gjysmë kontratë me skuadrën dhe nuk kam asnjë presion në lidhje me këtë çështje. Nuk jam i shqetësuar. 18 muaj nuk janë pak dhe unë jam shumë i qetë. Jam sjellë gjithnjë mirë me klubin dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.

Jam ende shumë i lumtur në Madrid, si në ditën e parë të ardhjes sime këtu. Shpresoj që të qëndroj edhe për më shumë kohë sesa 18 muaj, e uroj që edhe klubi të dëshirojë të njëjtën gjë”, tha Modriç, që shënoi golin e dytë në fitoren e Realit të Madridit ndaj Sevillas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë muajve të verës, pas përfundimit të Botërorit të Rusisë, emri i Luka Modriç u lakua shumë sa i përket merkatos, por kroati vendosi në fund të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, duke ia mbyllur dyert klubit milanez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?