FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modric: Jam gati të rinovoj dhe ta mbyll karrierën te Reali

Luka Modric ka shprehur hapur dëshirën për ta mbyllur karrierën te skuadra e Real Madridit. Mesfushori kroat është gati që të rinovojë kontratën me Los Blancos.

“Sigurisht që do të doja të qëndroja te Real Madridi. Kuptohet, kjo nuk varet vetëm nga unë. Mendoj se kam ende për të dhënë. Ndihem sikur mund të luaj në këtë nivel edhe për disa vite më shumë. Kjo varet nga klubi dhe trajneri, nëse ata më shohin si të rëndësishëm.

Dëshira ime është ta përfundoj karrierën këtu, por gjithashtu nuk dua të jem problem për klubin. Pavarësisht se jam 35 vjeç, ndihem shumë mirë, i fortë dhe mendoj se mund të vazhdoj në këtë nivel. Unë dua të rinovoj, dhe nëse është e mundur, ta përfundoj karrierën time në Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me klubin kam një marrëdhënie të mirë. Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje. Real Madridi është shtëpia ime. Ky është sezoni im i nëntë me fanellën e bardhë, ndaj ndihem shumë i lumtur këtu. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë ende nuk kam biseduar me presidentin. Familja dhe unë e duam Madridin. Ne do të dëshironim të jetonim këtu pas karrierës. Nëse duhet të vendos, zgjedh vetëm Madridin!”, u shpreh Modric. Kontrata e kroatit skadon në vitin 2021, teksa nëse nuk do të rinovojë gjatë këtij viti mund të largohet falas në fund të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?