Modric nuk rinovon me Realin, Interi bën gati ofertën për ta rrëmbyer
Luka Modric nuk ka hequr dorë nga Interi. E përditshmes spanjolle AS, shkruan se fituesi i “Topit të Artë” kontrata e të cilit me klubin merengues skadon në vitin 2020 ka refuzuar rinovimin me Los Blancos të ofruar nga klubi spanjoll dhe njëherazi është duke vlerësuar ofertën që ka mbërritur për të nga zikaltërit e Interit, për një nënshkrim dy-vjeçar me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.
Klubi milanez tentoi edhe në verë të arrinte shërbimet e 33-vjeçarit që lë pas një vit plot arritje dhe në referencë sjellim deklaratën e pak kohëve më parë të drejtorit sportiv Piero Ausilio që shprehej:
“Ëndërruam gjatë verës por nuk ja dolëm, nëse me pyesni për një tentativë të re mund të them se në futboll ndodh gjithçka”. Po sipas AS , Interi nuk është duke e menduar dy herë dhe ka nisur nga puna me ofertën konkrete edhe pse tek klubi spanjoll nuk duken shumë të shqetësuar nga një lëvizje e tillë pasi janë ende besimplotë se do të arrijnë të mbyllin sërish marrëveshjen me koratin duke rinovuar kontratën mes tyre.
KOHA JONË SONDAZH

