FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Momenti qesharak kur arbitri ngatërroi ngjyrën e kartonit. Ja reagimi i Vidalit…

Bajerni i dobët u shkatërrua 3-0 nga Paris Saint Germain me “yjet” e saj që ishin të uritur për të fituar.

Një nga momentet më interesante të takimit ndodhi në minutën e 23-të, kur gjyqtari Antonio Mateu Lahoz, bëri një gabim trashanik pasi nuk e pa ngjyrën e kartonit që do jepte për Joshua Kimmich.

Gjermani gjatë një aksioni rrezoi në tokë një nga lojtarët kundërshtarë dhe këtë gjyqtari spanjoll e vlerësoi si ndërhyrje për karton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mendjen e tij Lahoz kishte kartonin e verdhë pasi ndërhyrja nuk ishte shumë e ashpër, por aksidentalisht nxori të kuqin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe e gjitha kjo nuk i shpëtoi Arturo Vidalit që i kujtoi gjyqtarit se çfarë ishte duke bërë ndërsa episodi kaloi me të qeshura.

Vlen të kujtohet se dyshja e Bayernit ishin kapur fizikisht teksa luanin kundër njëri-tjetrit në Kupën e Konfederatave 2017, në përballjen mes Gjermanisë dhe Kilit.

ImageImage

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?